Mprehtë
BibliotekaSi funksiononÇmimetShkarko

Politika e privatësisë

Përditësuar më 4 tetor 2026

Mprehtë ("ne") është një aplikacion për të lexuar dhe dëgjuar përmbledhje librash dhe idesh në shqip. Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash mbledhim, pse, dhe çfarë mund të bësh me to.

Çfarë mbledhim

  • Llogaria. Kur hap aplikacionin për herë të parë krijohet një llogari mysafiri pa emër, pa email. Nëse zgjedh të hysh me email, ruajmë adresën e email-it (dhe emrin, nëse e jep). Llogaritë menaxhohen nga shërbimi ynë i hyrjes, accounts.polikum.al.
  • Leximi. Kapitujt që mbaron, përgjigjet e kuizeve, idetë që mpreh dhe fjalitë që thekson, XP-ja, seria dhe Ngjitja. Këto na duhen që aplikacioni të mbajë mend ku je.
  • Preferencat. Interesat dhe qëllimi ditor që zgjedh, ora e kujtesës dhe zona orare e telefonit.
  • Njoftimet. Nëse lejon njoftimet, ruajmë një identifikues të telefonit (token-in e njoftimeve) për t'i dërguar ato.
  • Pagesat. Abonimet kryhen nga Apple ose Google. Ne nuk shohim të dhënat e kartës; marrim vetëm statusin e abonimit.

Nuk mbledhim vendndodhjen, kontaktet, fotot apo të dhëna të tjera nga telefoni. Kartat e citateve ruhen në Fotot e tua vetëm kur e kërkon ti.

Pse i përdorim

Vetëm për ta bërë aplikacionin të punojë: për të ruajtur progresin, për t'i sinkronizuar në pajisje të tjera kur hyn me email, për njoftimet që ke zgjedhur dhe për të kuptuar, në mënyrë të përmbledhur, si përdoret aplikacioni që ta përmirësojmë.

Nuk i shesim të dhënat e tua dhe nuk i përdorim për reklama.

Me kë i ndajmë

Me shërbimet që e mbajnë aplikacionin në punë: serverët ku ruhen të dhënat, shërbimi i njoftimeve të Expo (që i dorëzon njoftimet te Apple dhe Google), dhe Apple ose Google për pagesat. Asnjë prej tyre nuk i përdor për qëllimet e veta.

Për sa kohë

Sa kohë që llogaria jote ekziston. Llogaritë e mysafirëve që nuk përdoren mund të fshihen pas një viti. Kur fshin llogarinë, fshihen edhe të dhënat e leximit.

Të drejtat e tua

Mund të kërkosh në çdo kohë një kopje të të dhënave të tua, korrigjimin ose fshirjen e tyre. Idetë e mprehura mund t'i eksportosh vetë nga Biblioteka. Për çdo kërkesë, shkruaj te [email protected].

Fëmijët

Mprehtë është krijuar për të rritur dhe nuk mbledh me dashje të dhëna nga fëmijë nën 13 vjeç.

Ndryshimet

Nëse e ndryshojmë këtë politikë, data më sipër përditësohet dhe, për ndryshime të rëndësishme, të njoftojmë në aplikacion.

Mprehtë
BibliotekaÇmimetPyetjeNdihmëPrivatësia© 2026 · mprehte.com