Mprehtë
BibliotekaSi funksiononÇmimetShkarko

Fshirja e llogarisë

Llogarinë tënde në Mprehtë mund ta fshish kur të duash, falas dhe pa na shkruar.

Nga aplikacioni

  1. Hap Mprehtë dhe shko te Profili.
  2. Prek Fshi llogarinë dhe konfirmo.

Dalja nga llogaria ndodh menjëherë. Nëse rikthehesh më vonë, fillon nga e para.

Pa aplikacionin

Shkruaj te [email protected] nga adresa me të cilën ke hyrë në Mprehtë, me temën "Fshi llogarinë". E mbyllim brenda shtatë ditëve dhe të konfirmojmë me email.

Çfarë ndodh me të dhënat

  • Llogaria mbyllet dhe njoftimet ndalen menjëherë.
  • Përparimi, XP, seria, idetë e mprehura dhe theksimet shkëputen nga llogaria jote dhe nuk shihen më në aplikacion.
  • Një kopje ruhet në arkiv për siguri dhe për detyrime ligjore. Nëse do që edhe ajo të fshihet përfundimisht, shkruaje në email.

Abonimi

Fshirja e llogarisë nuk e anulon abonimin në Mprehtë Plus. Anuloje te App Store (Cilësimet → emri yt → Abonimet) ose te Google Play (Pagesat dhe abonimet → Abonimet), përndryshe vazhdon të rinovohet.

Llogaria Polikum me të cilën hyn (accounts.polikum.al) mund të përdoret edhe nga aplikacione të tjera të Polikum dhe nuk preket nga kjo fshirje.

Mprehtë
BibliotekaÇmimetPyetjeNdihmëPrivatësia© 2026 · mprehte.com